Është vetëm 21 vjeç dhe natyrisht i duhet kohë derisa të arrijë maksimumin e vet si futbollist, por edhe të piqet si njeri, por Ousmane Dembele po e lodh Barcelonën me bëmat e tij. Sulmuesi, i cili kushtoi 120 milionë euro para dy vitesh, ka marrë një tjetër gjobë. Këtë radhë bëhet fjalë për një histori të vjetër, para se sulmuesi të transferohej në Spanjë. Kur luante për Borussia Dortmund, Dembele jetonte në një shtëpi në pronësi të Jürgen Klopp, sipas Bild. Kur Dortmundi refuzonte ta shiste te Barcelona në verën e vitit 2017, Dembele ia bëri të qartë mendimin e tij klubit në një mënyrë të çuditshme.
Sulmuesi e la shtëpinë plot plehra dhe me mobilje e elektroshtëpiake të shkatërruara. Pronari i shtëpisë, Gerd Weissenberg, e denoncoi sulmuesin, ndërsa deklaronte në atë kohë: “Shtëpia ishte një kosh plehrash. Çdo dhomë ishte e mbushur me mbeturina, u trondita kur u futa në shtëpi. Jam shumë i zhgënjyer, do ta shes atë shtëpi, edhe pse ka qenë e prindërve të mi”. Weissenberg kërkoi thuajse 21 mijë euro dëmshpërblim, plus interesat, por tashmë gjykata ka vendosur për një rrugë të mesme, duke e dënuar Dembelen me 10.611 euro gjobë.