Një e moshuar 92-vjeçare ka bërë të mundur ndalimin dhe më pas arrestimin nga policia të një njeriu që i ishte ofruar për ta shoqëruar në shtëpi për t’i vjedhur më pas pensionin e sapo tërhequr.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Torino, Itali. Hajduti, një 39-vjeçar, është denoncuar nga e moshuara dhe tani do të procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Vëmendja e oficerëve të policisë bashkiake, të angazhuar në ato momente në largimin e një automjeti që nuk lejohej të parkohej, u tërhoq nga një njeri që po ndiqte hajdutin. 39-vjeçari kishte marrë vetëm 1,200 euro që 92-vjeçarja sapo kishte tërhequr pensionin në një bankë Hajduti u ndal dhe paratë iu kthyen gruas.