Juventusi u eleminua nga Lyon në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Për skuadrën e Sarrit, pas humbjes së ndeshjes së parë në Francë, nuk ishte i mjaftueshëm dygolëshi i Cristiano Ronaldos, i cili vulosi rezultatin 2-1 për bardhezinjtë në kthim. Menjëherë pas eliminimit të Juves ka ardhur shpërthimi i Elma Aveiro, motrës së Ronaldos, përmes rrjeteve sociale.
Elma, në të vërtetë, ndau një foto të sulmuesit të Juventusit me mesazhin: “Jam krenar që ju shikoj të luani me kaq përkushtim, por për fat të keq nuk mund të bëni gjithçka vetëm. Për më shumë është e pamundur! Ju e dini që futbolli është kështu, por duhet të mendoni gjithashtu se keni bërë më të mirën tuaj dhe jeni akoma më i miri”.