Të gjithë e mbajnë mend filmin klasik të Krishtlindjeve “I vetëm në shtëpi”.
Prapësitë dhe karakteri i fëmijës, i luajtur nga Macaulay Caulkin janë ngulitur në mendjen e shumë personave. Por, për ta risjellë në vëmendje këtë kryevepër të kinematografisë ka menduar ylli i Manchester City-t, Kevin De Bruyne.
Mesfushori belg ka një ngjashmëri thuajse identike me personazhin e luajtur nga Caulkin dhe këtë e ka shfrytëzuar klubi anglez i City-t, që ka përdorur imazhin e 27 vjeçarit për të risjellë disa nga skenat më të bukura të filmit.
Pamjet janë publikuar në faqen zyrtare në “Twitter” të klubit, në formatin GIF.