Një qytetar i Danimarkës i maskuar si një pjesëtar i ISIS-it i cili valëvit flamurin e ISIS-it ka xhiruar veten teksa kalon te kufiri i Gjermanisë ku tallet me zyrtarët për mungesën e kontrolleve kufitare në mes të Gjermanisë dhe Danimarkës. Vlad Tapes, tha se ai e ka publikuar këtë video për të treguar “sa patetik është kufiri në mes të këtyre dy vendeve”, shkruan gazetametro.net.
Ky xhirim u publikuar pas terorit të Berlinit ku mbetën të vdekur 12 njerëz. Ai ka dashur të përçojë mesazhin se një terrorist mund të kalojë kufirin pa u vërejtur fare. Në video ai shtron pyetjen se sa të sigurt ndjehen njerëzit lidhur me këtë gjë. Më poshtë mund të shihni videon në fjalë:
https://www.youtube.com/watch?v=ZhRi0hIBTII