Të mësosh të lexosh etiketat e rrobave mund të na ndihmojë të mos gabojmë me trajtimin gjatë larjes dhe të blejmë rroba me kompozime të pëlhurave të veçanta në bazë të nevojave tona. Pra të mësosh ti interpretosh ato është thelbësore.
Ligji parashikon që duhet të tregohet kompozimi i materialit me shkrimin “100%” ose “puro” që mund të përdoret vetëm nëse pëlhura është e realizuar tërësisht me të njëjtën fibër.
Pastaj etiketa mund të mbajë emrin e një fibre të vetme, që në këtë rast duhet të arrijë të paktën 85% të peshës totale, atëherë do të gjejmë shkrimin me të paktën dy fibra, me të tjerat që ndjekin rendin zbritës.
Etiketa duhet të përmbajë udhëzimet e lidhura me larjen dhe hekurosjen e pëlhurës: për shembull nëse është e mundur të përdorim zbardhues, ta thajmë në tharësen e rrobave, nëse dhe si duhet ta hekurosim, pra të tregojmë nëpërmjet simboleve, disa më të thjeshta për tu kuptuar, si pellgu, që tregon larjen në ujë dhe me sa gradë mund të lahet, apo hekuri i hekurosjes, dhe të tjerë më të komplikuar, si për shembull ai i larjes me të thatë, që tregohet nëpërmjet një rrethi që përmban brenda një shkronjë, që tregon llojin tretës për të përdorur.
Trekëndëshi tregon mundësinë për ta larë me zbardhues. Kur simbolet janë të kryqëzuara me një X, do të thotë që ky trajtim nuk është i mundur. Megjithatë etiketat nuk tregojnë se cilët ngjyrues mund të përdorim apo informacione mbi proçeset e tekstilit. Për të qenë e kompletuar, etiketa duhet të ketë informacione të dobishme për të mbrojtur edhe lëkurën tonë nga alergji të mundshme apo komponentë toksike.
Për të zgjedhur pëlhura në përputhje me normën mund të verifikojmë se ku është prodhuar veshja: zakonisht ato të prodhuara në Evropë dhe Itali janë më të sigurta.