I vëllai i jep zemër Ronaldos

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të trazuar, pas kalimit të tij te Juventusi.  Ndërsa sulmuesi portugez nga dita në ditë po përshtatet me futbollin italian, përqendrimi i tij ka pësuar luhatje për shkak të akuzave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Modelja amerikane Kathryn Mayorga e akuzon atë se e përdhunoi në vitin 2009 dhe më pas e pagoi që t’i blinte heshtjen. Por i vëllai i sulmuesit, Hugo Aveiro deklaroi se asgjë nuk është e vërtetë. Në vendlindjen e tij, ishullin e Madeiras, ai është një hero dhe se të gjithë banorët do t’i qëndrojnë afër për ta mbështetur. Edhe CR7 ka hedhur poshtë me forcë akuzat për përdhunim dhe ai i konsideron ato thjesht si lajme false të shpërndara nga Facebook.

“Vëllai im është një hero këtu në Madeira. Ka mjaft ndikim, pasi ka bërë shumë për këtë ishull. Rreth gjysmë milioni njerëz vijnë këtu për të parë muzeun e tij çdo vit. Vëllai zakonisht vjen për Vitin e ri, pasi përkon edhe me ditëlindjen e nënës tonë. Hidhen shumë fishekzjarrë, edhe pse këtë vit, ai edhe mund të mos jetë këtu, por në Dubai. Njerëzit e mbrojnë sepse çdokush e njeh. Mediet vendase vetëm shkruajnë gjëra të mira dhe njerëzit do t’i ketë nga pas. Ai është ikonë në Madeira”, tha 43 vjeçari, i cili edhe menaxhon muzën CR7. Ai në fund e bëri të qartë” këto pretendime janë idiotlliqe”. 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com