Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete. Si pasojë ka mbetur e vdekur bashkëshortja 8-muajshe shtatzënë e Erionit. Mjeti me të cilin ajo udhëtonte, drejtohej nga babai i Erionit, Astriti dhe me të në makinë ka qenë gjithashtu edhe vajza e Erionit, vetëm 7 vjeç dhe nusja e vëllait së bashku me vajzën e saj, por që fatmirësisht ato nuk kanë marrë lëndime.
Ekspertiza e parë ka nxjerrë fajtor Edmond Asllanin, ndërsa ekspertizat e tjera kanë nxjerrë fajtor Astrit Trokën që është babai i Erionit. Sot Erioni ka ardhur në studio e “Shihemi në Gjyq” dhe dëshiron të dijë të vërtetën e ngjarjes, pse ka ndryshuar ekspertiza dhe pse babai i tij ka dalë fajtor i aksidentit.
Erioni: Unë sot jam këtu për një hall jete, sepse në 21/08/2018 në aksin Levan-Fier ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete. Njëra nga këto automjete drejtohej nga ky zotëria këtu, ku bashkë me këtë zotërinë këtu, udhëtonte bashkëshortja ime 8-muajshe shtatzënë si dhe vajza ime 7-vjeç dhe bashkëshortja e Artit bashkë me vajzën e saj. Mua, ky zotëria këtu më ka shkatërruar jetën sepse s’po kuptoj asgjë në këtë situatë, kam nevojë të qartësohem edhe unë, unë nuk di kush është e vërteta këtu…
Eni Çobani: Pra ju akoma nuk dini pse erdhi aksidenti, kush ka qenë arsyeja e aksidentit. Sepse Astriti besoj është i vjetër në timon, nuk e ka për herë të parë?
Astrit: Po, po.. Unë ja kam treguar të gjithë ngjarjen atij.
Erioni: Çfarë tregove ti?
Astrit: Të gjithë ngjarjen ta kam treguar..
Erioni: Pse qëndrove indiferent?
Astrit: Është ngritur një grup… Të lutem…
Erioni: Një ditë pas aksidentit i thashë: Bëj kërkesë në prokurori sepse të lanë jashtë procesit gjyqësor…