I vdekuri fillon ‘të flasë’ nga arkivoli njerëzit ja plasin të qeshurës (VIDEO)

Vajtuesit në Irlandë nuk mund ta besonin kur dëgjuan një zë përtej varrit në funeralin e një burri vendas.

Ata që morën pjesë në varrosjen e veteranit të Forcës së Mbrojtjes Irlandeze Shay Bradley të shtunën në Kilmanagh, Leinster, nuk mund ta besonin kur ai filloi të flasë me ta nga arkivoli i tij.

Ndërsa shikonin arkivolin e tij duke u varrosur, zëri i tij mund të dëgjohej duke bërtitur: ‘Përshëndetje. A ka njeri. Më lini të dal.’

Ndërsa regjistrimi luante zërin e tij duke trokitur në drurin e arkivolit, ai vazhdoi: ‘Ku dreqin jam? Më lini të dal, më lini të iki. Është errët këtu. A është aty prifti se është errët këtu.’

Vajtuesit qeshën në mënyrë histerike ndërsa Shay, i cili vdiq në 8 tetor pas një sëmundje të gjatë, kishte bërë paraprakisht një video regjistrim për të ngjallur humor tek personat që do merrnin pjesë në varrimin e tij dhe për t’ju thënë kështu lamtumirë me të qeshura dhe momente të këndshme.