Shkup, 3 janar – Me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit i është vazhduar masa e paraburgimit ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vlladimir Atanasovski, njofton KOHA.
Nga ana tjetër avokati Jordan Apostolloski, ka thënë se ai si palë mbrojtëse e Atanasovskit ende nuk e ka marrë vendimin e shkallës së parë, por se për këtë vendim do të dorëzojë ankesë në Gjykatën e Apelit.
Përndryshe, Atanasovski nga Prokuroria dyshohet për kryerjen e veprës penale “shoqërim në veprimtari kriminale”, pasi në një nga seancat për 27 prillin emri i tij është përmendur si organizatorë i ngjarjeve të përgjakshme.
Vlladimir Atanasovski në krye të DSK-së u emërua në fund të vitit 2016, kur nga funksioni u largua drejtori i atëhershëm Sasho Mijallkov.