“I TREGUAT BE VLERAT QË DISA I HARRUAN”/ Mjekët shqiptarë zbresin në Romë, i pret vetë ministri Luigi Di Maio

529

Ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh i nisur pasditen e sotme drejt Italisë, për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj ne betejën me koronavirusin, është ulur në Aeroportin e Romës pak minuta më parë.

Ekipin shqiptar të shoqëruar dhe nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj e ka pritur vet ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar pamje direkte nga mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

“Faleminderit Shqipërisë, miqve tanë shqiptarë dhe popullit shqiptar”, u shpreh ministri Di Maio ndërsa shoqëroi gjatë gjithë rrugës mjekët shqiptarë.

Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!

Publiée par Luigi Di Maio sur Samedi 28 mars 2020

Comments are closed.