Jackson Garwood u diagnostifikua me një gjendje fatale të quajtur sëmundja ‘Krabbe’, kur ai ishte vetëm nëntë muajsh. Prindërit e tij, Darren 37 vjeç dhe Rebecca 34 vjeçare, kuptuan lajmin se ndoshta djali i tyre ka mundësi të jetojë vetëm edhe dy vite.
I shkatërruar nga diagnoza, Darren donte të sigurohej që djali i tij i vetëm nuk do të harrohet. Ai filloi të shkruante libra që paraqitnin Jackson si superhero dhe pas tre muajsh ai ka përfunduar 10 libra të cilat edhe i ka botuar.
Darren, një inspektor i terrenit nga ‘Tilbury, Essex’ tha : Jetët tona u shkatërruan kur Jackson u diagnostikua, kështu u përpoqa t’i zbrasja të gjitha në libra. “Njëherë mendova të bie në një gjumë të thellë dhe të mos zgjohesha kurrë. Por bashkëshortja ime,Rebeca më bëri të kuptoj të gjitha se çfarë duhet të bëja për djalin”,ka thënë Darren.
“Unë kam shkruar shumë histori ku Jackson është superhero, ndër to njëra do të jetë edhe për ndotjen e botës. Që kur janë botuar, gjëja më e mahnitshëm është se ka fëmijë që duan të jenë si Jackson tani”, shtoi babai i tij.
Gjendja e djalit ka shkatërruar sistemin nervor dhe simpatomat përfshijnë: nervozizëm, humbje të aftësisë zhvillimore dhe motorike. Mund të ketë edhe shenja të verbërisë, paralizës, humbje të peshës dhe ethe të pashpjegueshme. Ai ishte shumë mirë derisa arriti nëntë muaj jetë, kur dhe humbi aftësinë për të mësuar apo diçka të ngjashme.