Jadon Sancho ka trefishuar rrogën e tij kur firmosi një kontratë të re me Borussia Dortmund në fillim të muajit, sipas raporteve në mediat gjermane. 18-vjeçari ka shkëlqyer në muajt e parë të sezonit dhe ka merituar grumbullimin në përfaqësuesen angleze, si dhe një rinovim kontrate.
Sipas Bild, me marrëveshjen e re Sancho do të fitojë 3 mln euro në sezon, tre herë më shumë se rroga e mëparshme.
Talenti anglez ka shënuar pesë gola dhe ka përgatitur tetë të tjerë në të gjithë kompeticionet këtë sezon. Ai është në krye të renditjes së lojtarëve me më shumë asiste në Bundesliga, me gjashtë të tillë. Përveç rrogës, Sancho-s i është rritur edhe vlera. Sipas Transfermarket ai tashmë vlen 45 mln euro, çka e bën 18-vjeçarin më të shtrenjtë në botë.