Një burrë në Ukrainë ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të bindur autoritetet të pastrojnë rrugën përpara shtëpisë së tij. Ai kishte bërë disa herë thirrje që t’i hapej rruga përpara banesës dhe në mungesë të përgjigjes nga shteti, ai ka telefonuar policinë për t’u thënë se kishte vrarë partnerin e së ëmës duke e therur me thikë dhe nuk ka harruar t’i thotë punonjëses të policisë në telefon, që të sjellë dhe një borëpastruese, sepse rruga është e bllokuar.
Natyrisht forcat e rendit kanë shpejtuar drejt banesës së personit në fjalë duke hapur kështu rrugën për të gjithë lagjen… por, për habinë e tyre sapo arritën, burri iu tha se historia e vrasjes ishte e trilluar dhe thjesht donte të hapej rruga përpara shtëpisë në fshatin Grybova Rudnya. Sipas ligjit ukrainas, burri është gjobitur me 119 hryvnias (5 euro) për raportimin e një incidenti të rremë, shumë kjo që besojmë ja vlen për shërbimin e shpejtë të pastrimit të dëborës.