I theu këmbën kundërshtarit, lojtari dënohet me 4 vjet burg (VIDEO)

Ndërhyrjet e ndaluara, janë pjesë e lojës. Por ajo çfarë ka ndodhur në ndeshjen Punta Ala dhe Massa Marittima, e vlefshme për kategorinë e tretë Toskane, është bërë objekt hetimi nga organet ligjzbatuese. Arsyeja? Gjashtë vjet më parë, Michele Guidi, 32 vjeç, ndërhyri në mënyrë shumë të ashpër ndaj kundërshtarit, duke i thyer këmbën e majtë. Pas këtij incidenti, lojtari u detyrua të tërhiqej nga futbolli, pasi kishte nevojë për kujdes të detajuar dhe iu nënshtrua dy operacioneve të tjera.

Sipas asaj që raporton edicioni i sotëm i “Il Tirreno”, Guidi u dënua me katër vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë euro, përveç shpenzimeve gjyqësore. Dhe jo vetëm për shkak të kësaj ndërhyrje: te vendimi i dënimit ka ndikuar edhe fakti që ai është me precedentë penalë, pasi në të kaluarën ka vuajtur një dënim katër mujor, pasi i ka shkaktuar një frakture një kolegu, kur militonin në kategoritë e të rinjve . Përveç kësaj, në të njëjtën ndeshje për të cilën ai u dënua, për më tepër, lojtari kishte tentuar – pa pasur sukses – ta godiste kundërshtarin e tij. Pra, gjithçka ka qenë e qëllimshme.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com