Ish-kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, mori një vendim tepër të rëndësishëm ditën e djeshme, teksa vendosi të martohet me partneren e tij Vanesa Lorenco.
Edhe pse kanë 2 fëmijë bashkë dhe jetojnë bashkë prej 7, çifti ende nuk është martuar, ndërkohë që vendimin, spanjolli e bëri publik nëpërmjet një njoftimi në “Instagram”.
“I thashë po”, shkruan Pujol në rrjetin social, teksa komentin e shoqëron me një foto ku Vanesa i ulet në gjunjë ish-mbrojtësit.