Kur i thanë se mund të mos kishte kurrë fëmijë Donna Carter u dëshpërua pamasë. E diagnostikuar me një problem fertiliteti në të 20-at, ajo u bind se ëndrra për t’u bërë nënë kishte marrë fund. Por sot, 10 vite më vonë, ajo është nënë e jo një, por e 3 fëmijëve, të ngjizur në mënyrë natyrale, duke mposhtur të gjitha parashikimet e mundshme. Adam, Miles dhe Damian lindën 7 javë më parë. Ata janë trinjakë identikë dhe gëzojnë shëndet të plotë. “Ishte shokuese. Mjekët më thanë se shanset për të mbetur shtatzënë ishin 1 në 1 milionë, si të fitosh lotarinë”, rrëfen Carter. Në moshën 24-vjeçare ajo u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike, një gjendje e cila shkakton formimin e qeskave me lëngje në vezore që pengojnë pjellorinë. Megjithatë, sot, në moshën 34-vjeçare ajo la pa fjalë mjekët duke sjellë në jetë 3 vogëlushë.
I thanë se nuk do të kishte kurrë fëmijë, por… (FOTO)
Leave a comment