I rrëmbeu lumi Vjosa teksa po e kalonin, njëra vdes, tjetra në spital

Dy shqiptare i ka rrëmbyer rrjedha e lumit Vjosë duke shkaktuar vdekjen e njërës prej tyre. Ndërkohë tjetra është transportur në spital. Ngjarja është shënuar pranë fshatit Dragot, të bashkisë së Tepelenës.

Informacion paraprak

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.