Gazeta Shqip ka mësuar detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi ditën e sotme kryeqytetin.
Një 34-vjeçar, Rudolf Nikoli, sulmoi me thikë të pranishmit brenda në xhaminë Dine Hoxha tek rruga e Kavajës.
Burime për Shqip bëjnë me dije se njëri prej 5 të plagosurve është qëlluar tek trotuari përballë xhamisë.
Kanë qenë kalimtarët ata që e kanë neutralizuar pasi kanë parë skenat e tmerrshme.
Të plagosurit janë: Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi
Policia ka dhënë informacione lidhur me 5 personat e plagosur pak më parë brenda xhamisë Dine Hoxha, në Tiranë.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre: <span;>D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.