Fale “Mayo Clinic”, Andrew Sandness mund t’i kthehet jetës normale. 32-vjeçari gjatë tentativës për të vrarë veten, u shpërfytyrua nga plumbi i pistoletës. Atë kohë ishte 21 vjeç dhe prej ngjarjes në fjale ai humbi hundën, gojën dhe nofullën. Por në vitin 2012, “Mayo Clinic”, me seli në Rochester dha lajmin për një program të ri transplantimi, atë të fytyrës dhe e pyet të riun nëse ishte i interesuar dhe në vitin 2016, 32-vjeçari merr telefonatën: kishte një donator.Pas kësaj mjekët bënë ndërhyrjen kirurgjikale që zgjati 56 orë dhe më në fund arritën që Andrew, ti japin një jetë të re. “Andy ishte pacienti jonë për 10 vjetësh dhe ka punuar gjatë me ne që të përgatiteshim për të gjithë këtë proces. Ishte i fortë, i sjellshëm dhe i vendosur. ndy është një person i jashtëzakonshëm, i denjë për këtë dhuratë”, tha njëri prej mjekëve. Pas kësaj, i riu është në gjendje që të marrë frymë lirisht, të ndjejë aromat dhe mund të përtypë ushqime, apo mollë që për shumë vite ishte e pamundur.