Organizatorët e grand slemit të “Wimbledon” i kanë bërë një surprizë të veçantë tenistes amerikane Serena Uilliams dhe vajzës së saj Olimpia, të lindur vetëm pak ditë më parë. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare “Instagram”, organizatorët e turneut londinez kanë bërë me dije se i kanë rezervuar një vend në radhë të parë vajzës se tenistes amerikane, duke vendosur në karrigen e vogëlushes Olimpia edhe disa rroba për fëmijë e një arushë të vogël.
“Rezervuar për Aleksis Oiympia Ohanian Jr, fansen nr.1 të Serenës”, thuhet në këtë postim në rrjetet sociale.