Shkëmbimi i bluzeve në fund të ndeshjes mes lojtarëve të të dyja skuadrave është një traditë e vjetër në futboll. Lojtari i Liverpool, James Milner, pas ndeshjes me Wolves të premten në mbrëmje, i ka dhuruar bluzen e tij dy tifozëve të vegjël. Këta të fundit ndërkohë e kanë refuzuar dhe ja kanë dhënë fanellën një fansi 81-vjeçar të Liverpool, i cili kishte ditëlindjen.
Sapo e ka marrë vesh gjestin e dy djemve mesfushori ka vendosur t’u bëjë dhuratë nga një bluze për secilin. Ky nuk është i vetmi rast kur lojtarët e Liverpool bëjnë veprime të tilla. Vitin e shkuar Andrew Robertson, mori një bluzë të firmosur nga braziliani Roberto Firminho.