Ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Xavi Hernandez, e përballoi me mjaft emocion dhe stres ndeshjen e tij të parë zyrtare në stolin e Al Saad. Aty ku mbylli karrierën si futbollist, ish-kapiteni blaugrana provoi edhe çfarë do të thotë të drejtosh të tjerët si trajner, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Një moment i shënuar për të, që prodhoi edhe shfryrjen e zemërimit të paparë ndonjëherë nga Xavi.
Pas një situate të diskutueshme në fushën e blertë, zemërimi i tij kaloi çdo cak, sa goditi fort me këmbë një shishe ujë, që kishte pranë. Për të qeshur ishte fakti se, bashkë me shishen plastike të ujit, fluturoi në ajër edhe këpuca e trajnerit debutues të Al Saad. Pra, mbeti me njërën këmbë zbathur, moment që nuk mund t’iu shpëtonte fokusit të kamerave. Ndoshta ky “incident” shërbeu për të prishur “syrin e keq” në rrugëtimin e ri të Xavi.
📺 Así fue el primer cabreo de Xavi en los banquillos: el árbitro no señaló un penalti por mano en descuento y el nuevo entrenador de Al Sadd perdió una zapatilla en la protesta. 👟 pic.twitter.com/7o221xEo2v
— Migrantes del Balón (@migrantesbalon) August 7, 2019