Vetëm një futbollist ka më shumë minuta aktivizim në La Liga se Leo Messi në pesë sezonet e fundit, Ai është Dani Parejo, lojtari i Valencias, sipas studimit të fundit të “CIES”, laboratori i varur nga FIFA.
Analiza përfshin të gjithë lojtarët e pesë ligave kryesore europiane (Spanja, Anglia, Italia, Franca dhe Gjermania) dhe na tregon të dhëna të habitshme: në Spanjë, udhëheqësi për më tepër minuta aktivizim është Parejo (15.217 minuta, të shpërndara në 176 ndeshje), i ndjekur nga Messi, i cili ka 15.197 minuta lojë, por në më shumë ndeshje, 180.
Tjetri në listë është Mario Gaspar, i Villarrealit, me 14.901 minuta aktivizim në 171 ndeshje. Në pesë ligat e mëdha europiane, lojtari me më shumë minuta aktivizim në kampionat, në pesë vitet e fundit, është portieri i Interit, Samir Handanovic (17.010 minuta në 189 ndeshje), i pasuar nga Antony Lopes, portieri i Lyon-it, rivali i Barçës në Ligën e Kampionëve, me 16.560 minuta në 184 ndeshje.
Lojtari më i pranishëm në pesë sezonet e fundit është César Azpilicueta i Chelsea, i cili ka luajtur 16.099 minuta në 182 ndeshje. Ai ndiqet nga Kamil Glik (Torino dhe Monako) dhe Danilo Larangeira (Udinese dhe Bologna). Në vendin e katërt të renditjes tashmë shfaqet Parejo, ndërsa në pestin, Leo Messi.