Një i burgosur ka fituar 1.5 milion dollarë dëmshpërblim që qëndroi padrejtësisht në qeli për 45 vite me radhë. Bëhet fjalë për 73-vjeçari Richard Filips, që së fundmi është shpallur i pafajshëm për akuzën e ngritur më shumë se katër dekada më parë. Gjykata e dënoi atë në vitin 1972 me burgim të përjetshëm, pasi konsideroi si provë padinë e rreme të një denoncuesi. Ishte ndërhyrja e universitetit të Miçiganit që zbuloi pafajësinë e tij, dhe më pas gjykata pranoi gabimin dhe e liroi në vitin 2017. Tani Richard shet pikturat e tij që vizatonte në burg dhe është bërë një nga figurat më të famshme në Amerikë