Në Pikën Kufitare në Glloboçicë, Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, për dhënie ryshfeti. I njëjti, gjatë kontrollit të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor me qëllim të kalimit kufitar pa kontroll të detajuar.
I dyshuari ka ofruar ryshfet pasi kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar. Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e Doganës. Rasti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme.