I nxehti afrikan që ka përfshirë Evropën ka sjellë mjaft probleme me thatësirën dhe ujin e pijshëm në shtete të tilla si Italia, Irlanda apo dhe Britani e Madhe. Kjo e fundit po përballet me ditët më të nxehta të qershorit në 176 vitet e fundit, kur tashmë është në gjendje emergjence për furnizimin me ujë të pijshëm. Zyrtarë britanikë thonë se në Londër dhe disa rajone të tjera ka nisur dhe kufizimi i ujit të pijshëm, ndërkohë që për shkak të thatësirës kërkesa për konsum është mjaft e lartë. Të gjitha vendet e Evropës, mes tyre edhe Itali, Irlanda etj, janë përfshirë nga vala e nxehtit ndërsa janë përballur me një krizë të furnizimit me ujë të pijshëm duke i detyruar autoritetet që të marrin masa ekstreme për përballimin e situatës