Shumë prej nesh I njohim vetëm si artistë…
Por, pak prej njerëzve e dinë çfarë universiteti kanë mbaruar disa nga këngëtarët tanë.
Njëri prej reperëve më të njohur, Ledri Vula, përveç muzikës që e bën tash e disa vite, ka studiuar dhe ka mbaruar universitetin për regji të filmit. Shumë shpesh, në disa intervista, Ledri ka thënë se në të ardhmen, pasi të ‘mbarojë’ me muzikën, do të bëhet regjisorë.
Festimi – që publiku e njeh si Lyrical Son, përveç artit në rep, ka studiuar juridikun. Të njejtën shkollë e ka bërë edh eZanfina Ismajli e cila shpesh herë është shkëputur nga muzika për t’I mbaruar studimet ashtu siç duhet.
Në anën tjetër, Nora Istrefi – njëra nga këngëtaret më seksi të estradës, ka studiuar për dizajn mode në një shkollë private në Prishtinë. Nëse e keni vënë re, artistja ka shumë shije në rroba.
Rrezarta Shkurta, këngëtarja nga Shqipëria ka mbaruar Akademinë e Arteve në degën e pukturës. Tashmë e dini se ajo merret me fotosesione të ndryshme për fëmijë.
Nga I njejti shtet Samanta, ka studiuar në fakukltetin për gjuhë të huaja, konkretisht gjuhën spanjolle.
Nuk I dihet, mbase në të ardhmen, artistët tanë do ti shohim në profesione tjera…