E shtuna ka servirur një tjetër fitore fantastike për Liverpool. Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp vazhdon të udhëheqë me pikë të plota, me pesë fitore në pesë ndeshje në këtë sezon të ri të Premier League dhe gola të shënuar Gini Wijnaldum dhe Roberto Firmino triumfuan mbi golin e vetëm të Spursave, shënuar nga Erik Lamela në “Wembeley”. Por jo gjithçka shkoi mirë për Liverpool. Braziliani Firmino u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e dytë, pas përplasjes me mbrojtësin e Tottenham Jan Vertonghen. Firmino nuk mund të vazhdonte më të luante pas asaj goditje të pësuar në fytyrë. Dora e Vertonghen gjakosi fytyrën e Firminho, pasi një gisht iu ngul në sy brazilianit. Për pasojë golashënuesi i Liverpool bëri me shenjë se nuk mund të vijonte më.
Një episod i tmerrshëm ai i dëmtimit të Firminhos, që ka ngjallur reagimin e ashpër në kampin e Liverpool.Vertonghen nuk u ndëshkua për atë goditje ndaj Firmino. Të acaruar për veprimin e Vertonghen, tifozët e kuq kërkojnë dënim të ashpër ndaj mbrojtësit të Spursave. Fotot e incidentit janë përdorur dhe kanë qarkulluar në rrjet për të dëshmuar atë gisht të Vertonghen në syrin e Firmino. A ishte i qëllimshëm, a tentoi vërtetë belgu që të gulte gishtin e tij në syrin e brazilianit?
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili u tërbua në pankinë gjatë incidentit, për shkak se Henderson nuk u lejua të futej menjëherë në fushë në vend të Firmino, tha pas ndeshjes: ‘Nuk e dimë akom situatën. Është diçka me syrin e tij. E pas episodin nga shumë larg. E sigurtë është për momentin se nuk është diçka e mirë për atë. Për momentin ai nuk është aspak mirë. Duhet të shohim se si do të shkojnë gjërat. Jeta nuk është kurrë përfekte”