Erik Lamela do të qëndrojë në Romë për një kohë ende të papërcaktuar me lejen e trajnerit Mauricio Pochettino. Nuk bëhet fjalë për asnjë bisedim merkatoje me Romën ose Lazio, por për kohëzgjatjen e duhur kohore për të rikuperuar veten fizikisht dhe psikologjikisht nga dëmtimi. Argjentinasi në fillim u godit nga aksidenti i rëndë i vëllait dhe më pas nga ngrodhja e qenit, me të cilin ishte lidhur shumë. Pochettino e ka lutur të qëndrojë në Itali për të kaluar krizën personale që e ka përfshirë
Pikërisht ngordhja e qenit Simba, sipas trajnerit të Tottenham, i dha goditjen e fundit argjentinasit Lamela që nuk luan prej muajit tetor, si pasojë e një dëmtimi që i ka kompromentuar sezonin. Nëse shqetësimi fizik është në rrugën e zgjidhjes, drita në fund të tunelit për futbollistin duket ende larg. Kjo ishte arsyeja përse Pochettino e la të qëndronte edhe disa ditë në shtëpinë e tij në Romë me synimin për të rikuperuar energjitë fizike dhe psikologjike duke qëndruar me miqtë e tij në kryeqytetin italian.