Jesse Lingard ka shtuar veturën Bentley GT në garazhin e tij e cila i ka kushtuar rreth 200,000 funta. Sulmuesi i Manchester United është parë në rrugët e qytetit duke e treguar makinën e tij luksoze, transmeton Gazeta Metro. Lingard gjithashtu ditë më parë është parë me vetura të tipit Range Rover (120,000 funta) dhe Mercedes C63S AMG (80,000 funta). Anglezi fiton 60,000 funta në javë dhe për ta blerë Bentley, iu deshën më pak së një muaj. 24 vjeçari ka shënuar 5 gola në 24 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’ dhe gjithashtu ka shënuar në finalet e Community Shield dhe EFL Cup.
I ndërron makinat si çorape (Foto)
Leave a comment