Një 33 vjeçar, që jetonte në Londër, u dënua me 15 vjet burg se kishte mashtruar që ishte një grua dhe më pas mashtroi 4 burra të tjerë për të pasur marrëdhënie seksuale me të. 33-vjeçari u shfaq në faqen e takimit “Tinder” si Ana dhe, në kohën e takimit, viktimat ishin të lidhura. Gjykatësi e gjeti atë fajtor për anashkalimin e pëlqimit të partnerëve dhe për kryerjen e një krimi të krahasueshëm me përdhunimin.
Duarte Xavier, kishte krijuar një aplikacion të takimeve me një identitet fiktiv si “Ana”: pasi i kishte gjetur “viktimat” e tij, të gjithë prej 26 deri 45 vjeç, ai i ftoi ata të takoheshin dhe më pas i propozonte të kishin marrëdhënie seksuale, por vetëm me kusht që të pranonin të qëndronin me sy të lidhur. Për të zbuluar mashtrimin, duke denoncuar rastin në polici, kishte qenë një nga viktimat, i cili në mes të një takimi kishte hequr shiritin nga sytë, duke e gjetur veten para një burri, në vend të një gruaje.
Një nga viktimat, të cilët e akuzuan Xavierin për përdorimin “e fantazive të sëmura”, gjatë dëshmisë së gjykatës, tha se pasi zbuloi që “Ana” ishte në të vërtetë një burrë, ai duhej të kërkonte trajtim mjekësor dhe që në të vërtetë u diagnostikua me një sindromë stresi post-traumatik.