Në anën e popullit Shqiptar, që në ditët e para të çlirimit, Mareshali Tito ju ndodh përkrah dhe e ndihmoj popullin t’onë me gjith zembër, me të gjith forcat e tij. Ay njohu Qeverinë Demokratike të Shqipërisë, ay dërgoi Ambasadorin e vet i pari në Tiranë, ay e ndihmoj me shpejtësi popullin t’onë që në ditët e para të çlirimit. Titua e dinte sa vuajtje kishte në vendin e tijë, por ay e ndau kafshatën e gojës së popullit të tijë, me popullin e vogël Shqiptar…
Nga Qerim LITA
(vijon nga numri i kaluar)
Në male, na erdhi letra e parë e Titos ku ai përshëndeste nga zemra popullin Shqiptar që po luftonte për liri. Letrën e çmueshme të Titos, ku ky na tregonte luftën heroike të popujve të tij, ku na çfaqte besimin e patundur në fitorjen e madhe mbi fashizmin, na i solli duke kaluar rrezieqt më të mëdha, shoku i luftës i Titos Blazho Jovanoviç. Aherë realizuam si duhej, përpjekjet e mëdha të popujve të Jugosllavisë. Eksperienca e luftës partizane në Jugosllavi ishte një thesar i çmueshëm për ne. Letra e Titos shënon një datë historike në historinë e popullit t’onë, pse eksperiencën e luftës partizane në Jugosllavi, e shifnim tash më konkretisht dhe kjo na shërbeu pa masë në luftën t’onë. Dhe kur nga peripecitë e luftës s’onë të ashpër kundër fashizmit, priteshin muaj dhe vjete me radhë lidhjet t’ona me partizanët jugosllavë zëri i radios “Jugosllavija e Lirë” na sillte në malet t’ona të çliruara erën e freskët të maleve kreshnike të Jugosllavisë ku luftonin me heroizmin e papërshkrueshëm partizanët Jugosllavë të Josef Broz TITOS.
Fitorja mbi fashizmin po dukej në horizont. Staligradi dhe Moska vulosën fatet e Hitlerit dhe të Mussolinit. Ushtrija ngadhnjimtare e Kuqe ku ishin varun shpresat e njerzimit filloj kundër ofensivën e sajë të madhe e cila s’u ndal kurru, deri në Berlin. Ushtrit t’ona N.Çl. po bëheshin më të forta se kurrë; populli i vëndeve t’ona ishte hedhur në kryengritje dhe në sulm të përgjithshëm, ofensivat e një pas njëshme gjermane kundër ushtrive t’ona po thyheshin. Hitlerit ju afrua vdekja. Ushtrija e Kuqe Heroike shpërtheu mbi Gjermani dhe në Ballkan dhe po marshonte ngadhnjimtare drejt Ballkanit. Ushtrija N.Çl. Shqiptare që kishte çliruar me forcat e veta pjesën më të madhe të Shqipërisë, ishte në përleshjen e fundit me hordhitë e nazizmit. Ushtrija e jonë Partizane theu ofensivën e përgjithshme të Verës së 1944 dhe u hoth në kundër ofensivë e cila u kurorëzua me çlirimin e plotë të Shqipërisë. Luftime të përgjakshme i zhvilluan në rrugët nga ku tërhiqej ushtrija gjermane; luftime të ashpra trup me trup, rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi u zhvilluan në qytete të ndryshme të Shqipërisë nër mes të ushtrisë s’onë dhe trupave të Hitlerit. Populli Shqiptar e çliroji vëndin e tij; Ushtrija N.Çl. me 29 Nëndor të vitit 1944 e çliroji krejt Atdheun e vet, por lufta e sajë nuk kishte mbarue. Në shenjë solidariteti të ngushtë me Aleatët t’onë të Mëdhej, dhe në shenjë vëllazërimi dhe mirnjohje për popujt e Jugosllavisë, ajo kapërzeu kufirin Shqiptar, kaloi në Mal të Zi në ndjekje të trupave hitlerjane. Simbol i lartë i vllazërimit dhe i miqësisë po mbrohej këtë herë në shkallë të gjërë me gjakun e djemve më të mirë të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë.
Dy divizjone partizane Shqiptare nga më të mirët, të formuar nga djemt e maleve heroike, të Kurveleshit, të Vlorës, të Gjirokastrës, të Korçës, të Pezës e tjera sulmonin në të njëjtat llogore me ushtarët e Titos, armikun e përbashkët gjerman. Nga gjaku i derdhur së toku, në vuajtje e në mjerime, do të lindte lulja më e bukur e njerzimit; vëllazërimi i popujve. Djemt e vëndeve t’ona s’kursyen asgjë për t’ja harritur këtij qëllimi. Nderi u takoi Divizjonit të V dhe të VI Shqiptare. Ata luftuan krah për krah me Divizjonet e Titos në Mal të Zi, në Sanxhak e në Bosnje, në Kosovë e Metohi, në Maqedoni. Gjasku i martirëve t’onë shërbeu për të forcuar për jetë miqsinë e madhe që na lidh me njëri tjetrin. Një mëmë plakë Shqiptare, në varrimin solemn që u bë në Tiranë për 400 e ca partizan dhe oficera Shqiptarë që ranë në tokën e Jugosllavisë më thoshte atë ditë: “Djali i jem m’u vra në Prijepolje duke luftuar, mir bëri që u vra, burrat vriten në luftë. Asgjë tash nuk mund të më shuajë dashurinë për Jugosllavinë, atje ku më ra djali kam gjysmën e zemrës t’ime. Punoni për këtë rrugë, më thoshte mëma e dëshmorit, se kjo është rruga e zembrës s’onë”.
I math e i vogël e njeh Titon në Shqipëri se ay përfaqson popujt heroikë të Jugosllavisë, i math e i vogël e do Titon në Shqipëri pse ay përfaqëson luftën e lavdishme të popujve vllezër Jugosllavë, pse ay ka qenë zemra dhe koka e sajë, pse ay mësoj, i edukoj popujt e Jugosllavisë të rrojnë të bashkuar dhe të vllazruar me njeri tjetrin, pse ay i bëri luftëtar të pa mposhtur të lirisë, dhe të demokracisë, pse ay i mësoj të duan popujt e tjerë si vehten e tyre dhe në radhë të parë popullin e vogël Shqiptar të cilin e ndihmuan dhe e përkrahën si në kohën e luftës ashtu edhe tash në kohën e paqës.
Me çlirimin e vëndeve t’ona nga thundra e okupatorve italo-gjermane, për popullin Shqiptar dhe për popujt e Jugosllavisë po hapej një fazë e re bashkëpunimi po aq e lavdishme sa, ajo e luftës N.Çl., faza e ndërtimit dhe konsolidimit të pushteteve t’ona popullore, rindërtimi i vëndeve t’ona të shkatërruara nga lufta e përgjakshme.
Për herë të parë populli Shqiptar mori frymë lirisht pse për herë të parë ay mori pushtetin në duart e veta dhe ishte zot i fateve të tij. Gjëndja e vajtueshme ekonomike e vëndit e dëshproj popullin Shqiptar; ky kishte besim në forcat e tij krijuese dhe ju përvesh punës që në ditët e para të çlirimit. Me një vetmohim të pa shoq nga ana e popullit u ndërtuan të gjitha urat dhe rrugët që ishin hedhur në erë nga okupatori, u ndërtuan çentralet e elektrikut dhe fabrikat e vogla të shkatrruara, u hapën dhe u ndërtuan shkollat, arsimi mori një hov dhe një zhvillim që e tejkalojti nivelin e para luftës. Populli Shqiptar po ndërtonte dhe përfeksjononte demokracinë e tijë të shëndoshë. Titua dhe Jugosllavija e Re, vepra e pa vdekshme e mareshalit ishte për ne pasqyrë dhe shembulla më e afërt e gjanialitetit të këtij njeriu të math të popujve të Jugosllavisë, ishte dhe njëkohësisht mbështetja dhe ndihmaja e çmueshme. Masat e gjëra të popullit tonë nuk e shifnin dhe nuk mund t’a kuptonin indipedencën, lirinë, përparimin, rindërtimin e vëndit të tyre të shkëputur nga ajo e Jugosllavisë. Një popull i vogël si i joni nuk mund të rrojë dhe të ndërtojë një jetë të lumtur pa miqsinë dhe përkrahjen e popujve të Jugosllavisë. Ne, popujt e vegjël, të shtypur gjith jetën dhe të robëruar nga të huajt, u hodhëm në luftën kundër fashizmit dhe sakrifikuam çdo gjë që kishim për të fituar lirinë dhe indipedencën t’onë, por njëkohësisht luftuam për një drejtësi të madhe në botë, luftuam për çrrënjosjen e fashizmit dhe forcës që i dha jetë dhe e forcoj këtë diktaturë të tmerrit dhe të gjakut, luftuam për vendosjen e një demokracije të shëndoshë e të fortë ku të dëgjohej fjala e popullit dhe të realizoheshin aspiratat dhe dëshirat e tijë. Populli Shqiptar kish vendosur o të zhdukej nga faqja e dheut ose të mos linte më të përsëritej e kaluara e tmerrshme në kurrizin e tij. Lirinë dhe indipedencën e vendit t’onë nuk do ta varnim më në qafën e atyre që shtypin popujt, por ato do t’i mbronim vetëm me gjoksin tonë dhe me përkrahjen besnike të atyre vëndeve që luftuan me abnegacjonin (vetmohimin –Q.L.) më të math kundër fashizmit për çlirimin e popujve të tyre dhe për çlirimin e gjith popujve të botës. Për popullin e vogël paqë dashës dhe përparimtar Shqiptar fjalët e burrit të math Sovjetik MOLLOTOV, gjëjnë po atë jehonë dhe po atë adhurim që gjejnë në popujt e Bashkimit Sovjetik, kur ay flet për udhëheqësin gjenial të Sovjetëve STALININ. “Është me emrin e Gjeneralissimit Stalin që fitorjet e shkëlqyera të Ushtrisë s’onë hyjtin në historinë e vëndit t’onë edhe në historinë e të gjith botës. Është nën drejtimin e Stalinit, udhëheqës i Math dhe organizator që ne kemi filluar edifikimin paqësor për të përfunduar në një lulzim të vërtetë të forcave të shoqërisë Socialiste dhe të justikojmë shpresat më të mira të miqve t’onë në të gjith botën”. Këto fjalë të Molotovit për Stalinin e prekin thellë popullin Shqiptar dhe tingëllojnë drejtë në zemrën e tijë, pse lufta e lavdishme e Ushtrisë së Kuqe dhe politka paqsore e Bashkimit Sovjetik janë ato që e çliruan botën nga zgjedha më e rëndë dhe që mbrojnë me mish e me shpirt çështjet e drejta të popujve përparimtar dhe liridashës. Populli Shqiptar e provoj këtë në kohë të luftës, e provoj gjithashtu edhe në kohën e pas luftës. Kundra atyre që kërkonin të merrnin nëpër këmbë lirinë dhe indipedencën e popullit t’onë, kundra atyre që kërkonin të shqelmonin dhe të mohonin vuajtjet dhe sakrificat e pa numërta dhe gjakun e derdhur nga populli i jonë i vogël në luftë antifashiste, kundra atyre që paturpësisht i mohojnë popullit Shqiptar të zërë vëndin e merituar dhe të fituar me gjak në arenën ndërkombëtare, kundra atyre që kurdisin provokacjone të një pas njëshme për të luftuar demokracinë e shëndoshë që është vëndosur dhe po përforcohet në vëndin t’onë, u ngrit i pa mposhtur zëri i drejtësisë së vërtetë i shprehur nga njerzit Sovjetikë Molotov, Vishinski, Manuilski etj. Këto s’i harron kurrë populli Shqiptar, dhe mirnjohja për këtë miqsi kaq të sinqertë dhe këtë përkrahje të drejtë nga ana e Bashkimit Sovjetik dhe e Stalinit të Math do të kalojë në traditën e popullit t’onë.
Në anën e popullit Shqiptar, që në ditët e para të çlirimit, Mareshali Tito ju ndodh përkrah dhe e ndihmoj popullin t’onë me gjith zembër, me të gjith forcat e tij. Ay njohu Qeverinë Demokratike të Shqipërisë, ay dërgoi Ambasadorin e vet i pari në Tiranë, ay e ndihmoj me shpejtësi popullin t’onë që në ditët e para të çlirimit. Titua e dinte sa vuajtje kishte në vendin e tijë, por ay e ndau kafshatën e gojës së popullit të tijë, me popullin e vogël Shqiptar. Titos i dhimbej populli i jonë. Emri i Titos dhe popujt e Jugosllavisë janë të lidhur ngushtë me mbrojtjen e lirisë dhe të indipedencës së vëndit t’onë e kërcnuar nga neofashistët grekë dhe përkrahësit e tyre. Qeveria Angleze dhe Amerikane kanë shikuar me sy të keq që në ditët e para ngritjen e demokracisë së re në Shqipëri dhe janë përpjekur me çdo mënyrë t’a pengojnë popullin t’onë në rrugën e drejtë që kish caktuar dhe ku ay ecën me vendosmëri më të madhe. Qeveritë e këtyre dy vëndeve me politikën e tyre karshi Shqipërisë janë përpjekur t’a armiqësojnë popullin t’onë paqëdashës dhe përparimtar me popullin Anglez dhe Amerikan, janë përpjekur të errësojnë përpjekjet gjikanteske të popullit t’onë të vogël në luftën kundra fashizmit, janë munduar dhe kanë përdorur mënyra jo të ndershme për të paraqitur vëndin t’onë si një çerdhe që kërcënon paqën dhe këto me të vetmin qëllim për të luftuar demokracinë t’onë të vërtetë dhe për të vëndosur në Shqipëri klika dhe njerëz që deri dje kanë qenë vegla të fashizmit dhe që sot janë në dispozicion të të gjith atyre që kanë në gjak dhe në metodë shtypjen e popujve dhe grabitjen e lirisë së tyre. Qeveria Angleze dhe Amerikane kanë mohuar çdo të drejtë t’onën në lëmin ndërkombëtar, ata kanë kundërshtuar pjesëmarrjen tonë në UNO, ata në konferencën e Parisit, direkt ose indirekt përkrahën me të gjith forcat e tyre shpifjet e poshtra të monarko-fashistëve grekë si dhe pretendimet e kota të tyre toksore në kurrizin tonë. Kudo, ku ishte për të mbrojtur interesat e popullit t’onë shokët e Titos kanë luftuar me vendosmërinë më të madhe për popullin t’onë. Kardeli dhe Mosha Pijada me rekuizituarët e tyre, demaskuan çdo orvatje të monarko-fashistëve grekë dhe përkrahësve të tyre. “Shqipërija është Aleatja e jonë, tha Mosha Pijada në Konferencën e Parisit, dhe ne jemi të vëndosur t’i mbajmë detyrimet që kemi karshi aleates s’onë deri në fund”. Kështu e kupton Titua aleancën me popullin Shqiptar dhe populli Shqiptar këtij miku të math të tij, i përgjigjet po në atë mënyrë. Miqsija dhe aleanca e jonë mbrohet edhe me sakrificën e fundit dhe me këtë mënyrë ne jo vetëm se mbrojmë interesat dhe ekzistencën e vëndeve t’ona, por mbrojmë njëkohësisht paqën në Ballkan edhe në botë. Aleanca e jonë me Jugosllavinë nuk u përngjet aleancave të zakonshme që firmosen prej diplomatëve dhe shlyhen si mbas interesavet të atyre njerzve ose klikave që shtypin popujt, por aleanca jonë është shprehja më e gjallë e aspiratave, të të dy popujve t’anë të cilët luftuan së bashku, punuan së bashku për të aritur në këtë rrugë.
Ashtu sikur marëveshja e bashkëpunimit dhe e ndihmës reciproke që ekziston nër mestë dy vëndeve tona një garanci për indipendencën dhe lirinë e vëndit tonë, marrëveshjet ekonomike që ekzistojnë në mes nesh e kompletojnë këtë aleancë dhe e bëjnë të pathyeshme. (fund)