Shkup, 29 qershor – Miran Maksuti, është futbollisti i ri i Renovës. Sulmuesi shtatlartë është marr vesh me drejtuesit e klubit bardhekaltër duke nënshkruar kontratë një vjeçare. Për gazetën KOHA, Maksuti tha se pas largimit nga Keku, ka pasur disa oferta nga klubet tjera kosovare, por pasi ka marr ofertë nga Renova, nuk është menduar shumë.
“Pas përfundimit të kontratës me KEK-un, kisha disa oferta serioze në Kosovë, por në ndërkohë drejtuesit e Renovës më ofruan kontratë serioze. Nuk mendova dy herë dhe vendosa të pranojë ofertën e tyre”, u shpreh për KOHA, Maksuti. Ai thotë se është i lumtur që është rikthyer të luajë përsëri për Renovën.
“Jam shumë i lumtur që do të rikthehem të luajë në Tetovë, respektivisht te Renova. Pres një sezon të mirë, me një trajner të ri me ambicie të mëdha siç është Jeton Beqiri”, deklaroi Maksuti. Maksuti, në Tetovë vjen nga skuadra e Kekut, ndërsa për at kjo është hera e dytë që do të vesh fanellën e Renovës, duke marr parasysh se ishte pjesë e saj në vitin 2013. Ndryshe, gjatë karrierës së tij Maksuti ka luajtur edhe për skuadrën nga Danimarka Harlev, pastaj Llapin nga Kosova dhe FC Shkupin. Cekim, para disa dite, KF Renova emëroi në krye të stafit teknik Jeton Beqiri.