Kur e humbni kuletën, ndoshta nuk prisni ta merrni – sidomos pas 75 vjetësh. Betty Sissom, 89 vjeçare, mori dhuratën e një jete gjatë javës së kaluar kur kuleta e saj nga mesi i viteve 1940 u kthye tek ajo. Kuleta e Sissom, së bashku me dhjetëra tjera, u zbulua kur po kryheshin pune në ish-ndërtesën e Shkollës së Mesme Centralia për ta shndërruar në Kishë. Pastori Seth Baltzell tha se një hidraulik e gjeti kuletën të fshehur në murin e një banjoje të vajzave.
“Ne kemi punuar në këtë ndërtesë për gjashtë muaj. Nuk kam pritur që diçka që askush nuk e kishte parë për 75 ose 100 vjetët e fundit të dalë në pah”, tha Baltzell. Pastori besonte se kuletat ishin vjedhur 75 vjet më parë dhe donin të provonin t’i bashkonin ato me pronarët e tyre. Ai postoi fotografi në Facebook së bashku me emrat e disa prej ID-ve në to. Për habinë e tij, postimi ishte shpërndarë më shumë se 3.000 herë. Një stacion televiziv i St. Louis njohu emrin e Sissom dhe e kontaktoi Baltzellit për të parë nëse mund t’ja jepnin kuletësn asaj. Sissom, e diplomuar në vitin 1947 nga Centralia High, e cila tani jeton në zonën e St. Louis, ishte e shokuar kur pa kuletën e saj të kuqe të copëtuar pas gjithë këtyre dekadave. “Nuk mund ta imagjinoj se dikush i vodhurgjitha ato kuleta dhe i ka vënë ato prapa tualetit në një hapësirë që as nuk e dija se ishte atje”, tha Sissom.
Në kuletë kishte fotografi të shokëve të klasës që ajo nuk i kishte parë gjatë viteve. Ajo ishte gjithashtu e entuziazmuar për një fotografi të vëllait të saj, i cili ishte në Luftën e Dytë Botërore në atë kohë, por që atëherë ka vdekur. “Isha aq e kënaqur që mora këtë, sepse nuk kam pamje të tij”, tha Sissom. Ajo nuk ka gjetur para në të, por ajo ka gjetur kartën e saj të Sigurimeve Shoqërore, të cilën ajo e pranoi që e kishte kërkuar për 70 vjet. Ajo vlerëson përpjekjet e Baltzell dhe shpreson që shokët e tjerë të klasës të ribashkohen me sendet e tyre. “Unë jam e sigurt se njerëzit e tjerë po t’i gjenin gjetur kuletat e tyre – me shpresë se janë ende gjallë – do të ishin aq të ngazëllyer sa unë”.