Interi dhe Sassuolo vazhdojnë të punojnë bashkë. Pas zyrtarizimit të Matteo Politanos nga ana e klubit zikaltër, mund të nisë së shpejti një tratativë e re, që ka të bëjë me mesfushorin Stefano Sensi, me të cilin Milani ka arritur akord me kohë por që nuk është dakord të paguajë 30 mln euro.
Në fakt, kjo shifër është konsideruar e ekzagjeruar nga Maldini dhe Boban, duke qenë se Sassuolo ka ende për të dhënë 12 mln euro për Locatellin dhe Milani do të donte të shtonte vetëm pak para.
Kështu, drejtori sportiv i Sassuolos, Carnevali, sot kaloi në selinë zikaltër dhe u takua edhe me Conten, trajnerin zikaltër. Interi është duke parë një zëvendësues të Brozovic, duke qenë se Borja Valero është me valixhe në duar dhe mund të kthehet në Spanjë, ose te Fiorentina.
Operacioni “Sensi” nuk ka të bëjë me Barella, duke qenë se kanë role të ndryshme.