Një mjek në Britaninë e madhe rrezikon të përjashtohet nga profesioni, për shkak se i kërkoi një gruaje myslimane që të hiqte shaminë gjatë një vizite.
Keith Wolverson, 52 vjeç, ishte duke vizituar vajzën e një çifti mysliman dhe, për shkak të shamisë me të cilën gruaja mbulonte fytyrën, nuk arrinte që të kuptonte asnjë fjalë teksa e pyeste për pacienten e vogël. Kështu që mjeku i kërkoi heqjen e saj në mënyrë që të kuptoheshin.
Bashkëshorti i gruas bëri një denoncimi ndaj spitalit Royal Stoke University Hospital, duke bërë që mjeku të vihet nën akuzë për diskriminim, duke rrezikuar që të humbë vendin e punës. Wolverson tha për mediat vendase se ndaj tij po bëhet një padrejtësi e madhe dhe se këmbënguli se do të luftojë që të çojë në vend të drejtën e tij.