Refuzohet nga një club i njohur në Londër për shkak se i kishte shoqet shumë të shëndosha. Episodi i pakëndshëm i ka ndodhur modeles Kaisa Henrikka.
Ajo I është drejtuar një club-i të madh në kryeqytetin anglez duke i kërkuar të organizojë aty festën e datëlindjes me mikeshat e veta. Por përgjigja që ka marrë ishte një “Jo” e fortë me arsyetimin se disa nga shoqet e afërta të modeles në fjalë ishin shumë të shëndosha dhe jo të mirëpritura në këtë club.
E indinjuar nga kjo përgjigje, modelja Kaisa Henrikka në shenjë hakmarrje ka publikuar në llogarinë e saj në twitter të gjithë bashkëbisedimin me PR e club-it.
Ky post ka marrë shumë vëmendje duke shkaktuar zemërim të madh në publik për mënyrën sesi është sjelli ky club dhe diskriminimin ndaj femrave të shëndosha.
Më pas nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, gjithçka ka shkuar në duart e tabloideve të mëdha britanike. Drejtuesit e club-it të njohur londinez nuk kanë mjaftuar për ta zbutur zemërimin e qytetareve.