Presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh është duke refuzuar që të tërhiqet pavarësisht kërcënimit të ushtrisë për intervenim nga shtetet fqinje. Adama Barrow që e mposhti atë në zgjedhjet e muajit të kaluar, është në pritje të inaugurimit si president këtë të enje, por që Jammeh ka injoruar afatin e fundit, shkruan BBC. Forcat ushtarake perëndimore afrikane janë gati për të zbatuar një transferim të pushtetit. Presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Abdel Aziz ka dështuar ta thyej këtë bllokim deri në minutën e fundit pasi ka biseduar me Jammeh.