Kafshon në hundë djalin vetëm 6 muajsh, ndërsa më pas e përplas për muri duke i shkaktuar vdekjen. Është kjo mënyra në të cilën 17-vjeçari Doulton Phillips, vrau djalin e tij Reggie, duke e kafshuar në hundë dhe më tej, teksa e kapi për këmbe e përplasi për muri. Gjithçka ndodhi në sytë e partneres së tij Alannah Skinner, 19 vjeçe, e cila refuzoi që të telefonojë një ambulancë për të mbrojtur partnerin e saj nga arrestimi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 shkurt në Winchester të Anglisë, ndërsa rezulton se djali ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës. Pasi u kthye në shtëpi nga një festim, 17-vjeçari e kafshoi foshnjën në hundë dhe e përplasi për muri, duke i shkaktuar dëmtime fatale në kokë, shkruan noa.al.
Por këtë të enjte Philips u shpall fajtor për vrasje dhe Skinner, për neglizhencë dhe moskallëzim krimi. Ndërkohë në javët në vijim, do të jepet edhe vendimi final ndaj tyre.