Një italiane e ka pësuar në mënyrën më të keqe të mundshme hedhjen e mbeturinave në rrugë. Ajo hodhi qeset me plehra nga makina në autostradën Castellana në Padovano dhe u largua.
Mirëpo, falë raportimit të disa të rinjve dhe kamerave të sigurisë u zbulua. Veç gjobës që mori, ajo u turpërua edhe nga kryebashkiaku i Padovës. Kryetari Cesare Mason i ka shkuar vetë në shtëpi duke i kthyer qeset më mbeturina.
“I çova në shtëpi atë që kishte humbur rrugës. Mjaft më me këto zakone të këqija”, ka thënë kryetari i Bashkisë.