Sa herë dalim në qytete të mëdha, ndjejmë mungesën e theksuar të ajrit, ose thithim një ajër të ndotur si rezultat i trafikut, ngrohjes globale apo mungesës së shiut.
Por, çfarë duhet të bëjmë ne si qytetarë për të reduktuar smogun dhe ruajtur shëndetin tonë: Ja disa këshilla që mund të vlejnë për gjithsecilin.
Lani shpesh flokët
Kur futemi në shtëpi, gjëja e parë që vëmë re është se flokët tanë mbajnë erë jo të mirë. Për këtë arsye duhet që t’i lajmë shpesh për të larguar kështu smogun e ngjitur në to si dhe aromat e pakëndshme.
Mos i hapni dritaret herët në mëngjes
Në fakt kjo duket si e çuditshme, pasi është gjëja e parë që të gjithë bëjmë pasi zgjohemi nga gjumi.
Hapim dritaret për të ajrosur dhomën. Por në fakt kjo nuk është një zgjidhje e mençur pasi nëse jetoni në një zonë shumë të ndotur, apo buzë rrugës, atëherë do të lini smogun që të futet në shtëpi, shkruan noa, transmeton Klan Kosova. Më e mira është që shtëpinë ta ajrosni në mbrëmje vonë.