Ministri pa resor Robert Popovski ka mbajtur sot pres konferencë për gazetarët. Sipas tij një nga masat e sjella, ka qenë vendimi për ndalimin e reklamave qeveritare. “Reklamimi nuk është transparencë dhe informim rrjedhës, por më shumë propagandë që është keqpërdorë në ciklet zgjedhore që ka organizuar qeveria e mëparshme”, ka thënë Popovski. “Në 100 ditët e kaluara e bëmë qeverinë dhe institucionet qeveritare të hapura për gjithë qytetarët dhe mediat. Përmirësuam konceptin për bashkëpunim mes qeverisë dhe organizatave qytetare, ndërsa në procedurë është vërtetimi i versionit përfundimtar të draft- ligjit për audio dhe shërbime audivizuele për reformat në media që sillet me debat të gjerë përfshirë gjitha propozimet konstruktive”, ka thënë Popovski.