I riu nga Bangladeshi i quajtur “njeriu pemë” për shkak të lythave në trupin e tij, sipas mjekëve duket se po shërohet. Abul Bajandar ka pasur të paktën 16 operacione për të hequr rreth 5 kg lytha nga duart dhe këmbët gjatë trajtimit mjekësor. 27-vjeçari ish-shofer karroce, është njëri nga vetëm katër njerëz në votë të diagnostifikuar me një sëmundje të tillë, një gjendje shumë e rrallë gjenetike e quajtur “sëmundje njeriu pemë” që e la atë të paaftë për të mbajtur vajzën e tij tre vjeçare. Mjeku specialisht i kirurgjisë plastike në spitalin e kolegjit mjekësor në Daka, Samanta Lal Sen, ka thënë se pacientit i janë kryer të paktën 16 operacione të heqjes së lythave, dhe ai pret që brenda 30 ditësh 27 vjeçari të kthehet në gjendje normale.
I gjendet shërim “njeriut pemë” (FOTO)
Leave a comment