Shkup, 14 mars – Muzafer Ejupi edhe zyrtarisht është përfshirë në listën e seleksionuesit Igor Angellovski për dy ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë që do ti luajë këtë muaj, kundër Lihtenshtajnin (24 mars) në kuadër të kualifikimeve për Rusi 2018 dhe Bjellorusinë (28 mars) në kuadër të ndeshjes miqësore në Shkup. “Muzafer Ejupi aktualisht është golashënuesi më i mirë i Ligës kroate, ndërsa ftesën për të luajtur në përfaqësuese e ka merituar plotësisht. Kjo donë të thotë se te Ejupi do të llogaris edhe në të ardhmen”, deklaroi Angellovski. Derisa, ftesën e Angellovskit e ka mirëpritur edhe sulmuesi shkupjan i Osijekut.
Ai për gazetën KOHA u shpreh i kënaqur që do të luajë përsëri për përfaqësuesen e Maqedonisë. “Jam shumë i kënaqur që do të kem mundësi të luaj përsëri për përfaqësuesen e Maqedonisë. Unë jam gati të jap më të mirën dhe të arsyetoj besimin e seleksionuesit Angellovski, njëjtë sikurse që jam duke e bërë te skuadra e Osijekut”, u shpreh Ejupi.
Sa i përket ndeshjes me Lihtenshtajnin, Ejupi shkurt u përgjigj: “Maqedonia ka mjaft lojtar të mirë, dhe nëse japim maksimumin në fushë, mendoj se do të arrijmë të fitojmë Lihtenshtajnin dhe do të arsyetojmë epitetin e favoritit që e kemi para kësaj ndeshje”, deklaroi Muzafer Ejupi. Ndryshe, në konferencën për shtyp ku Agellovski e publikoi listën, derisa pos Ejupit nga futbollistët shqiptar janë të ftuar edhe Egzon Bejtullai, Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi që të tret nga skuadra e Shkëndijës, ndërsa për shkak të lëndimit mungon Enis Bardhi, kurse Ezgjan Alijoski ndaj Lihtenshtajnit do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë.(koha.mk)