Paris, 30 shtator – Ish presidenti francez Zhak Shirak u varros sot në një ceremoni private në varrezat Monparnas afër vajzës së tij Lorans, e cila ndërroi jetë në vitin 2006.
Paraprakisht ceremonia mortore u mbajt në kishën Sen – Suplis në Paris. Iu bënë nderime ushtarake me gjuajtje topash dhe intonimin e himnit kombëtar.
Presidenti francez Emanuel Makron nuk mbajti fjalim në këtë ceremoni mortore, ndërsa ishin të pranishëm shumë politikanë francezë, midis të cilëve edhe ish presidentët Nikolla Sarkozi dhe Fransoa Oland. Në Paris ishin edhe presidenti rus Vladimir Putin, ish presidenti amerikan Bill Klinton dhe ish kancelari gjerman Gerhard Shreder.(koha.mk)