Berlin, 2 korrik – I dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit lokal gjerman Valter Libke në fillim të muajit të kaluar, Shtefan Ernst, sot e ka tërhequr pohimin e tij, lajmëroi DPA duke iu referuar burimeve gjyqësore.
Prokuroria Publike Federale refuzoi t’i pohojë pretendimet e këtilla gjyqësore.
Ernst ishte arrestuar më 15 qershor me akuzë se me të shtëna me armë zjarri e ka vrarë Libken në shtëpinë e tij në afërsi të qytetit Kasel.
Pas arrestimit ERNST e ka pranuar vrasjen e Libkes, i cili ishte anëtar i Unionit Demokratik Kristian në pushtet (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel.
Libke, i cili e ka udhëhequr pushtetin lokal në qytetin Kasel, më 2 qershor ishte plagosur rëndë me armë zjarri në afërsi të drejtpërdrejtë, në tarracën e shtëpisë së tij dhe pastaj është transferuar në spital ku është nënshtruar plagëve.
Ernst ka dosje policore për përzierje në vepra penale të uurejtjes para shumë viteve, përfshirë edhe për sulme me bombë mbi refugjatët në Hesen në vitin 1993.(koha.mk)