Tre të mitur 12 vjeçarë janë arrestuar dhe pastaj janë lëshuar për shkak të dyshimit se në Futog të Novi Sadit me qëllim i kanë djegur dy të pastrehë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë. Incidenti ndodhi herët në mëngjes rreth orës 15:30 në Futog, kur njëri nga djemtë ia futi flakën të pastrehëve me iniciale D.T. (64) i cili u dogj dhe Z.T. i cili me djegie të rënda përfundoi në spital. Të miturit para djegies i gjetën të pastrehët duke fjetur. Policia e identifikoi djalin i cili e kreu veprën dhe me të është zhvilluar biseda, dhe pas kësaj ai u lirua të shkojë në shtëpi. Pasi është më i ri se 14 vjeç, ai nuk ngarkohet me përgjegjësi penale dhe nuk mund t’i shqiptohen sanksionet penale e as masat tjera. Dy djemtë tjerë kanë qenë prezentë në aktin e djegëses së të pastrehëve.