Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, i ka vënë emrin një shkolle, i respektuar për golin vendimtar që shënoi në eliminatoren e Kupën e Botës 2018, ku vendi afrikan arriti të sigurojë pjesëmarrjen vetëm e ardhshme në Rusi, pasi fitoi 2-1 ndaj Kongo. Salah shënoi golin e fitores me penallti, në kohën shtesë, duke i çuar “faraonët” në Botëror, ku për herë të fundit kanë qenë të pranishëm në vitin 1990.
Salah ka pasur një fillim shumë të mirë të sezonit me fanellën e Liverpool, që kur u ble për 60 milionë euro nga Roma, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. “Të kuqtë” shpresojnë që ai të tregojë të njëjtën formë edhe në sfidën e ardhshme kundër Manchester United në “Anfield Road”.
Sipas gazetës “Daily Express”: “Shkolla ku Salah u edukua dhe u rrit, në Bassyoun ka marrë emrin e tij.” Salah shënoi golin e avantazhit për Egjipt, por Kongo barazoi me anë të Arnold Bouka. Gjithsesi, në kohën shtesë, Salah fitoi dhe shndërroi në gol një 11-metërsh historik. Sulmuesi i Liverpool u shfaq i ftohtë nga pika e bardhë dhe e çoi topin në rrjetë, duke shkaktuar një festë masive në Kairo.