Një grua pretendon se qumështi i gjirit, që i dha të atit të diagnostikuar me kancer i shtoi atij 1 vit jetë. 40-vjeçarja Helen Fitzsimmons ka rrëfyer se ka shtrydhur dhe më pas e ka ngrirë qumështin e gjirit që kishte për të birin e mitur për t’ia dhënë atë të atit 70-vjeçar Arthur, pasi kishte lexuar studime të ndryshme sipas të cilave qumështi i gjirit forcon sistemin imunitar.
Pasi foli me të atin, i cili vuante nga kanceri i prostatës dhe nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të mbijetuar, vendosën se ja vlente ta provonin. Arthur ishte diagnostikuar me kancerin e mielomës në vitin 2009. Niveli i proteinave në organizmin e tij ishte rritur ndjeshëm, por sistemi imunitar ishte dobësuar shumë, çka i kishte sjellë dobësim të madh të kockave. I moshuari nisi të pinte një sasi të vogël qumësht gjiri çdo ditë dhe sipas të bijës, kjo e ndihmojë që të ndalonte rritjen e nivelit të menjëhershëm të proteinave në organizëm. Arthur ndërroi jetë vitin që shkoi, 16 muaj pasi nisi të pinte qumësht gjiri.